AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 09:21

FOTO/ Përplasen katër makina te Rruga e Durrësit, disa të lënduar


Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte tek Rruga e Durrësit në kryeqytet.

Siç e shihni edhe në foto, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Raportohet për katër të plagosur, por jo rëndë.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit që qytetarët shkojnë në punë.

Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen./Panorama