AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 10:57

Vrasja e çiftit Kosta në Gjirokastër, nis gjyqi ndaj Apostol Kostës

Vrasja e çiftit Kosta në Gjirokastër, nis gjyqi ndaj Apostol


Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj Apostol Kostës, i cili dy vite më parë vrau çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për prishjen e një muri.

I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata.

Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten.

Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Skema e vrasjes në tetor 2017:

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bën me dije atëherë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës, rreth orës 07:25 në vendin e quajtur “Sokaku i të Marrëve”, në lagjen Palorto. Aleko Kosta kishte hyrë në oborrin e banesës së çiftit me një granatë dhe një armë në dorë.

Pasi ka hedhur si fillim granatën, e cila për fat nuk shpërthyer. Fill pas këtij veprimi, ai është futur brenda, ku ka hapur zjarr ndaj gruas së kushëririt të tij, e cila në ato momente ndodhej në aneksin e kuzhinës në katin e parë.

Pasi kishte qëlluar Afërdita Kostën, autori është ngjitur për në katin e dytë, ku është përballur me kushëririn e tij, ndaj të cilit ka shkrehur armën. Në banesën e krimit gjendej edhe djali 18-vjeçar nga martesa e parë e Afërdita Kostës, i cili është ngritur i alarmuar nga zhurmat dhe është fshehur.

Vetëm pak minuta më vonë ai ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me një skena makrabre, ku ka parë të lyer në gjak njerkun dhe nënën e tij.

Ndërkohë, në kushtet e tronditjes së rëndë, autori i dyshuar, Kosta, ka shkuar në shtëpi dhe me armën e krimit ka qëlluar me plumb në gojë veten, duke u plagosur, por ndodhet në rrezik për jetën.