TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mario Kempes do të kujtohet gjatë si një nga emrat më të njohur që ka ardhur për të drejtuar në futbollin tonë. Kampioni i Botës me Argjentinën vitin 1978, një golashënues me famë botërore, mori drejtimin e Lushnjës në vitin 1997 dhe për pak muaj bëri që kjo skuadër të pushtonte faqet e para të shtypit sportiv e jo vetën në vendin tonë.
Sigurisht që Kempes u mirëpagua në atë kohë, por argjentinasi insiston se udhëtimet e tij në vendin tonë, por edhe në të tjera të veçanta ku kishte drejtuar, nuk kishin qenë thjesht për përfitim ekonomik, por i kishte parë si sfida.
Në një intervistë të dhënë për “APA”, Kempes është pyetur pikërisht se pse ka zgjedhur këto destinacione “ekzotike” për karrierën e tij të trajnerit dhe ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij.
“Më erdhën këto oferta dhe më pëlqeu sfida që më priste. Nuk e kam bërë për para. Nuk ishte sfidë vetëm në fushë, por shpesh shoqërohej edhe më vështirësi. Ndaj me kalimin e kohës u bë e lodhshme. Çdo trajner dëshiron të drejtojë një klub të madh. Për shembull në vitin 1999 unë dola kampion në Bolivi me Strongest, titulli im i parë si trajner. Gjërat nuk shkuan siç desha unë më pas dhe e kam parë me kalimin e viteve se nuk argëtohesha aq shumë sa në rolin e komentatorit që kam tani për ESPN”, ishte shpjegimi i Kempes.