AKTUALITET, 20 Gusht 2019, 10:23

Trupi i Gjergj Xhuvanit mbërrin në Tiranë, miq e familjarë do t’i japin lamtumirën e fundit regjisorit

Trupi i Gjergj Xhuvanit mbërrin në Tiranë, miq e familjarë

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Kineasti ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.

Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.

Në ceremoninë e varrimit, e cila do të jetë private, do të marrin pjesë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

Ndërkohë, djali i të ndjerit, Konstadin Xhuvani kërkoi leje në burg për të marrë pjesë në varrimin e të atit.