LIFESTYLE, 23 Shtator 2019, 12:00

VIDEO/ Rudina Magjistari s’rezervohet më, poston videon e burrit me vajzën teksa ecin buzë detit

VIDEO/ Rudina Magjistari s’rezervohet më, poston videon e burrit me


Moderatorja mjaft e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka vendosur që fundjavën e panikut ta shijojë larg Tiranës, në plazh. Bashkë me bashkëshortin dhe vajzën, ata janë ‘arratisur’ drejt qetësisë dhe relaksit.

Mjaft e rezervuar në fotot dhe videot me bashkëshortin dhe vajzën, Rudina Magjistari nuk është rezervuar këtë fundjavë, teksa ka publikuar një video të ëmbël të shëtitjes babë e bijë, buzë detit.

Rudina Magjistari prej kohësh është e martuar me boksierin me origjinë nga Kosova, Xhavit Bajrami, dhe bashkë kanë frytin e tyre të dashurisë, Mian, që për pak mbush katër vjeçe.

Ata bëjnë nëntë vite bashkë dhe duket se dashuria bëhet gjithnjë e më e fortë.

[playlist type="video" ids="305539"]