LIFESTYLE, 23 Shtator 2019, 10:34

FOTO/ Del në rrugë pas tërmetit, Arbana e pyet për Xhensilën, Besi lë komentin epik


Aktori i humorit, Bes Kallaku është bashkuar me qytetarët që zbarkuan menjëherë jashtë, pasi u dha alarmi i mbrëmshëm për tërmet në darkë. Me një status me pak nota humori, siç di dhe aktori, nuk la pa bërë një krahasim për mbrëmjen e djeshme.

“Më shumë njerëz kam parë sonte rrugëve, se sa për Vit të Ri”,- shkruan Bes Kallaku në profilin e tij në rrjete sociale, ndërsa vijon në komente: “Unë kam dal për vete për atë punë”.

Ndërsa nuk ka munguar një koment i Arbana Osmanit që ‘e ngacmon’ për Xhensila Myrtezajn: “Xheni s’besoj të ketë dalë sonte”.

Por përgjigja epike e Bes Kallakut që e tregon me një fjali panikun e Xhensilës: “Joooooo ajo për kshu rastesh e mba veten shumë. Na ka nxjerrë në aeroport të Rinasit mrena në pist, si vendi që s’ka ndërtime përreth”.