TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e njohur Kiara Tito, tashmë është angazhuar edhe me një “punë” të re.
Ajo ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe ka publikuar videon e parë, ku i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj.
Kiara ka ‘hapur zemrën’ me fansat duke treguar detaje nga jeta, të pazbuluara më parë.
Teksa është pyetur për puthjen e parë, moderatorja rrëfeu se në fakt kishte qenë diçka e shëmtuar nga e cila kishte një kujtim jo fort të mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=-R25tt7EME4
“Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma, por nuk ishte ashtu.”- u shpreh Kiara.
Moderatorja konfirmoi se është single dhe iu shmang pyetjeve, lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur shpesh për një lidhje dashurie mes tyre.