LIFESTYLE, 21 Shtator 2019, 08:43

Mos u habisni/ Kjo këngë e Ylli Limanit që të thyen zemrën, qenka historia e tij e vërtetë

Mos u habisni/ Kjo këngë e Ylli Limanit që të thyen



Këngëtari Ylli Limani njihet nga të gjithë për baladat e tij, që prekin zemrat e çdo të riu.

Në koncertin e djeshëm të Capital T , që u zhvillua në Tiranë, ai doli në skenë për të ngrohur zemrat me hitet e tij kushtuar dashurisë. Por nuk mungoi edhe një deklaratë e tij e sinqertë për hitet e tij më të fundit.  Këngëtari u shpreh konkretisht se është gjetur në situatën që ka pasur në zemër dikë që ka pasur në zemër tjetërkënd.

Pikërisht kjo histori i përket tekstit të këngës së tij “Nuk po kalojka”. Mesa duket këngëtari për këtë këngë është frymëzuar nga historia e tij personale.