LIFESTYLE, 22 Shtator 2019, 09:43

Ja çfarë ndodhi mes Kejvina Kthellës dhe Françeska Jaçes


E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” të Rudia Dembaçajt modelja Kejvina Kthella ka rrëfyer se çfarë ndodhi mes saj dhe Françeska Jaçes ku pas setit fotografik që ato bënë, publiku i personifikoi si motra.

E ngacmuar se çfarë ndodhi me Françeskën sepse tashmë ato as nuk i pëlqejnë postimet e nuk ndjekin më njëra - tjetrën në instagram.

Kejvina shprehet se tashmë është më mirë që të qëndrojnë larg njëra - tjetrës duke mbajtur një distancë të caktuar sepse kështu do ishte më mirë.

Dukej dhe nga shqetësimi i saj kur u pyet “Se çfarë ndodhi midis tyre” siç duket vajzat do kenë pasur hatërmbetje shumë të forta përderisa kanë vendosur diçka të tillë.