Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar në rrjete sociale një shkrim që tregon një anë tjetër të medaljes për rastin e shfrytëzimit seksual nga pedagogu në Elbasan, që u publikua pak ditë më parë në emisionin ‘Stop”. Duke ndarë shkrimin e një prej ndjekësve të tij, Ermal Mamaqi duket se mbështet këtë teori.
“Tallja e pedagogut maniak që u shit si shfrytëzim seksual nga Ermal Mulosmani. Po ju si mendoni?”- shkruhet në foton e postuar nga Mamaqi.
Shkrimi i plotë:
“Mbrëmë në emisonin “Stop” u bë publik rasti i një studenteje mbetëse në të gjitha lëndët, mosfrkuentuese e mësimit dhe një pedagogu “gjynafqar” që i shkëlqenin sytë si maceve në afsh.
Bisedat e tyre të regjistruara nga vajza me kamera të fshehtë linin të kuptonin qartë vetëm një gjë: Pedagogu ishte skllavi i saj dhe ajo tallej hapur me të!
Ajo e vërdalliste në një mënyrë të pacipë, e puthte kur i tekej, ia ngacmonte fantazinë dhe ky qyqari ishte gati të copëtohej për të, boll një shpresë të kishte. Sikur të ishte e mundur do hynte vetë në provimet e saj. I premtoi edhe ta çonte për masazh në Tiranë.
Sa më shumë shtoheshin takimet aq më shumë shtohej dëshira e pedagogut dhe tallja e vajzës me të.
Ajo video mund të ishte gjithçka përveçse shfrytëzim seksual për notë nuk ishte. Madje, në një moment të transmetuar, pedagogu i thoshte “Nëse ka feeling mirë, nëse nuk ka e lëmë këtë punë”. Për asnjë moment nuk pashë kërcënimin me notë. Sigurisht, ndërhyrja e qyqarit pedagog te kolegët e tij nënkuptonte një shans që kishte ai për atë vajzë monstër por asnjëherë nuk e kërcënoi me ngelje nëse nuk i jepej.
Po të isha gjyqtar i rastit do ndëshkoja veç vajzën. Gjynafqarin e kishte ndëshkuar Zoti boll. @ermal_mulosmani”.