LIFESTYLE, 21 Shtator 2019, 12:43

Julka Gramo flet troç për mungesën e bashkëshortit në momentet e rëndësishme: Kur mungon një prind…erdhi me tuta

Julka Gramo flet troç për mungesën e bashkëshortit në



Këngëtarja dhe moderatorja, Julka Gramo e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka cekur edhe temën e prindërimit. Duke folur për dy djemtë e saj Ian dhe Greg, Julka theksoi se ajo gjithmonë gjenë kohën të jetë e pranishme në momentet e tyre më të rëndësishmë, por nuk ndodh e njëjta gjë më bashkëshortin, dhe kjo për shkak të angazhimeve të tij të shumta në punë.

“Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve. Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”- është shprehur Julka Gramo në intervistën me Bieta Sulon.

Julka Gramo poston shpesh foto me djemtë e saj në rrjete sociale dhe shfaq përkushtimin e saj si një nënë e devotshme.