TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të gjesh sot substanca narkotike është shumë e lehtë ndaj dhe përdoruesit e tyre e kanë të vështirë të shkëputen.
Kështu tregon për Ora News një 32 vjeçar, i cili prej 14 vitesh është konsumator i rregullt i lëndëve narkotike.
Droga mbetet një nga fenomenet shqetësuese në Shqipëri, jo vetëm për trafiqet por edhe për përdoruesit. Një 32 vjeçar me banim në Tiranë është përdorues prej 14 vitesh, por lënda narkotike e ka shndërruar tërësisht.
Efektet nuk janë ndjerë vetëm në shpenzimet për ta siguruar kokainën, por edhe në fizik.
"Ishim në një party. Ishim kuriozë ta provonim. Nga aty pastaj e vazhdova dhe nuk e ndalova dot më. Isha në moshën 18 vjeç. E shumta që përdor kokaina. Bëhemi 3-4 çuna. Nuk është e vështirë për ta gjetur. Ku të duash e gjen, shitet.
Kam ndryshuar, po konsumohem dita ditës. Nuk ha, ushqimin ta pret. Nuk flet dot gjumë" rrëfen i riu.
Duke u nisur nga vetja ai u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg drogës.
"Unë po e heq në lëkurën time. Jam munduar ta lë po nuk po ia arrij. Shumë vetë e bëjnë për luks por unë i them të largohen sa më shpejt se pasojat janë shumë të rënda. Unë po e heq vetë."
Psikologia Almeida Abazi kërkon nga shteti të ndërhyjë me projekte për të parandaluar fenomenin negativ.
Psikologët shprehen se ndeshin shpesh të rinj që kërkojnë të heqin dorë nga droga, ndërsa shqetësues është fakti se konstatojnë të prekur nën 18 vjeç.