TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i ISIS, Abu al-Bagdadi, besohet se ka shpërthyer një jelek vetëvrasës me eksploziv gjatë një operacioni ushtarak, që u krye të shtunën nga ushtria amerikane, komandot e operacioneve speciale, në veriperëndim të Sirisë. Kështu tha një zyrtar i lartë i amerikan i Mbrojtjes për CNN.
Një banor në veri të Sirisë, në Idlib, tregoi se kishte dëgjuar zhurmat e një operacioni të madh ushtarak pas mesnate, ndoshta sulmin ajror të SHBA-së që kishte në shënjestër udhëheqësin e ISIS, Abu al-Bagdadi.
“Pas mesnate dëgjuam helikopterë të shumtë dhe avionë luftarakë që fluturonin në qiell,” tha dëshmitari për CNN.
“Unë pashë katër helikopterë, mund të kishte edhe më shumë, por ishte shumë errët dhe s'mund ta them saktë.
Pastaj dëgjova krismat e mitralozave shumë të rëndë, shpërthime që zgjatën rreth një orë dhe nuk mund të them në ishin nga ajri, as nëse sulmi ishte mbi Barisha, një fshat në veri të Idlib, por ishte në anën perëndimore të Sarmada”.