AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 11:00

FOTO+EMRI/ Vrau me thikë 90-vjeçaren italiane në shtëpinë e saj për ta grabitur, zbulohet kush është 23-vjeçari shqiptar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Tolfa, Romë, Itali.

Një 90-vjeçare, është qëlluar me thikë dhe vrarë në shtëpinë e saj.

Gruaja u gjet me plagë në fytyrë, ndërsa dyshohet se u qëllua nga i riu Sergio Malaj, djali i shërbëtores së saj.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin. Ai është futur në banesë për të vjedhur para, por më pas e gjitha ka përfunduar në vrasje.

E moshuara u gjet e pajetë nga vajzat e saj, të cilat lajmëruan policinë.

Tashmë shqiptari ndodhet në qeli dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.