AKTUALITET, 27 Tetor 2019, 08:46

Protesta anti-qeveritare në Irak, shkon në 42 numri i personave të vrarë

Protesta anti-qeveritare në Irak, shkon në 42 numri i personave


Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë gjatë protestave në Irak. Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Pothuajse 200 persona janë vrarë gjatë muajit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike.

Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve dhe ka thënë se ka nisur “të mbajë përgjegjës të gjithë ata oficerë komandues të cilët kanë kryer këto akte të gabuara”.