TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi nuk arriti të përfitonte nga hapi i gabuar që bëri Juventusi në fushën e Leçes, teksa ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër Parmës.
Zikaltërit e panë veten në avantazh pas golit të shënuar nga Kandreva ndërkohë që në pak minuta, Parma përmbysi rezultatin por ishte Lukaku ai që barazoi.
Titullar në këtë takim ishte Kastriot Dermaku i cili u kthye në protagonist. Ai tentoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone në drejtim të portës së Handanoviç, por ky i fundit arriti të bënte një pritje shpëtimtare duke i mohuar golin mbrojtësit shqiptar.
Ndërkohë, “Eurosport.it” e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Dermakut teksa Handanoviç duhet të krenohet me një pritje.
“Samir Handanoviç 6: Protagonist vetëm në pritjen që i bëri gjuajtjes së rrezikshme të Dermakut. Pëson dy gola në dy goditjet e tjera nga Parma”.
“Kastriot Dermaku 6: Disa pasiguri në pjesën e dytë por deçisiv në ndërhyrjen për 3-2 nga Martinez. Vetëm Handanoviç i mohon golin e parë”, shkruhej në vlerësimet për dy futbollistët.