AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 14:59

Video/ Rezistenca e Robert Alisë, krah studentëve për plotësimin e tetë kërkesave

Video/ Rezistenca e Robert Alisë, krah studentëve për
Artisti Robert Aliaj që prej ditës së parë të protestës ka mbështetur studentët, dhe vazhdon të jetë krah tyre edhe sot në ditën e katërmbëdhjetë të saj. Aliaj vazhdimisht është gjendur pranë studentëve, përgjatë protestës së tyre dhe iu ka bërë thirrje të mos dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave. Madje ai u procedua nga policia bashkë me 24 persona të tjerë, ndonëse u mohua më vonë nga ministri Sandër Lleshaj. Studentët vijojnë sërish protestën, të bindur se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e tetë kërkesave të tyre.