AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 12:59

Studentët nisin bllokimin e rrugëve: Nuk ka dialog/ FOTO

Studentët kanë nisur edhe ditën e sotme që të bllokojnë rrugët, duke mos pranuar dialogun me kryeministrin Rama, por duke kërkuar plotësimin e kushteve që ata kanë vendosur.

Kryeministri, prej dy orësh po komunikon me studentët e Universitetit Bujqësor, ndërsa studentët protestues janë ulur këmbëkryq në tokë duke bllokuar sërish rrugët.