TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kush e ka parë sot “dialogun” e Ramës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka parë edhe një monolog haluçinant të një burri me shall që i qëndronte në krah. Ai përsëriste shpesh: “Unë kam këllqe, unë kam këllqe” pasi një student nga salla e kishte provokuar për këtë.
I gjithë tensioni erdhi pasi një student e ngritur në sallë tregoi live para gjithë botës se ky burri, Bahri Musabelliu po i mbante peng, sepse ai i kishte ftuar studentët në një takim për ti shërbyer lutjeve të kryeministrit për dialog, pa u thënë atyre se në sallë do të shfaqej si fantazëm edhe Edi Rama.
Nuk ka dyshim se mes studentëve të vet dhe dëshirës për ti shërbyer kryeministrit, Musabelliu zgjodhi të dytën. Arriti deri aty sa të gënjente të parët, të pranonte rrethimin e selisë së universitetit me gardë, dhe të krijonte një bashkëbidedim fallco.
Prandaj ajo studentja iku në mënyrë demonstrative dhe prandaj shoku i saj përmendi termin “pa këllqe”. Edhe po të shikosh përgjigjen që Musabelliu i dha studentit aty e kupton lehtë teatrin e tij: “Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student.
Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj”.
Pra megjithëse studentët protestues nuk pranojnë dialog, ai ishte i vendosur që ta bënte këtë shërbim. Por burrnia e këtij burri me këllqe qëndronte në faktin se nuk e bëri që të hënën por e shtyu 24 orë.
E gjithë kjo skenë e pështirë servilizmi qartëson disa përfundime. Se ndryshe nga sa propogandon ligji i arsimit të lartë me pallavra për autonimi, zara si Musabelliu janë servilë të qeverisë. Ajo tregon gjishashtu se kërcënimet e Ramës kundër drejtuesve të universiteteve po i japin frytet e tyre. Dhe në fund ajo flet se çfarë lloj njerzish ka përzgjedhur rilindja që mpleksi edhe Shullazin me garat universitare, për të drejtuar institucionet e dijes.
Emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media edhe pak kohë më parë nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm, në një letër publike. Por si përherë ata që nuk dinë të bëjë mirë punën e tyre janë super të aftë për të bërë servilin. Dhe këtë profil ka nxjerrë në krye Reforma në arsim, për të drejtuar punën e 5 fakulteteve dhe 20 departamenteve.