AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 12:47

Studenti ia thotë në sy Ramës: S’kemi besim! Plotësoni kërkesat!

Studenti ia thotë në sy Ramës: S’kemi besim! Plotësoni

Është shoqëruar me replika, edhe jo të paqta, takimi i sotëm i kryeministrit Rama me studentë e pedagogë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Një student i masterit, ia ka thënë në sy Ramës, se studentet nuk ulen të dialogojnë, pasi nuk kanë më besim tek ai. “Pse nuk bisedojnë, sepse nuk kanë besim, ka rënë besimi.

Kthejuani besimin, plotësoni kërkesat”- tha studenti.