AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 13:08

Studenti Ramës: Shko shiko si janë konviktet, as kafshët nuk mund të jetojnë

Studenti Ramës: Shko shiko si janë konviktet, as kafshët nuk mund

Prej 2 orësh kryeministri Rama vijon diskutimin me studentë të Universitetit të Mjekësisë.

Një student shpreh shqetësimin për gjendjen skandaloze të konvikteve. “Rama thotë se konviktet do bëhen nuk diskutohet do bëhen si në Gjermani por kur?

Shkoni dhe shihni konviktet? Janë kushte mizerabël? Kushte ku dhe kafshët nuk mund të jetojnë, Shkoni e shikoni. Lini një rrugë pa bërë dhe rregullojini të paktën kushtet minimale, nuk them hotel me 5 yje”, u shpreh studenti.