AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 14:05

Reagim nga PD për takimin e Ramës tek UBT: Krihet para FRESSH-istave nëpër salla të ngrohta

Reagim nga PD për takimin e Ramës tek UBT: Krihet para FRESSH-istave

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama me studentë e pedagogë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpêr salla të ngrohta!

Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!” – shkruan Salianji në profilin e tij në facebook, ndërsa ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës.

Një ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi një takim me studentë të Gjeologji Minierave ndërsa ditën e sotme takimi u zhvendos në Universitetin Bujqësor të Tiranës.