AKTUALITET, 20 Gusht 2018, 10:15

VIDEO/ Policia do të kontrollojë shoferët me dron për parakalime të gabuara !

VIDEO/ Policia do të kontrollojë shoferët me dron për

Policia Rrugore tani e tutje do të evidentojë me dron parakalimet e gabuara.  Polica njoftoi sot se ka gjetur një “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Në videon e mëposhtme, drejtuesi i mjetit në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e "çarmatosi". Me dron do të evidentohen edhe shkeljet e tjera, si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron janë të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

VIDEO: