AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 22:50

Surprizë e Sasuolos, Interi dështon me turp. Vendos penaltia e Berardit

Surprizë e Sasuolos, Interi dështon me turp. Vendos penaltia e

“Sezon i ri, probleme të vjetra. Interi ngec në ndeshjen e parë duke humbur 1-0 në shtëpinë e një Sasuolo, që e zotëroi më shumë topin, me organizuar dhe më e disiplinuar”, shkruan gazeta e madhe sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Surpriza e parë e Serie A vjen nga “Mapei Stadium”, aty ku Sassuolo e re e De Zerbi turpëroi Interin 1-0. Një ndeshje pa ide e zikaltërve të Luçiano Spaletit, që zhgënjeu plotësisht.

Një penallti e ekzekutuar nga Berardi në minutën e 25 të pjesës së parë vendosi fatin e ndeshjes, kur Miranda shkaktoi faull ndaj Di Françeskos.

E “thatë” dyshja sulmuese Ikardi-Lautaro Martinez. Protesta të “zikaltërve” për një penallti të mundshme të mohuar të Azamoah në pjesën e parë të lojës.

Pas një mundësie të jashtëzakonshme të humbur nga Ikardi, pritja e vetëm e Konsiljit erdhi në të 90', kur portieri i Sassuolos i tha “jo”  një gjuajtje me kokë të De Vrij.

“Ziverdhët” megjithatë nuk vodhën asgjë, duke e legjitimuar avantazhin në pjesën e dytë me një shtyllë të Boatengut dhe dëshmuar tashmë idenë e lojës nga trajneri i tyre të ri”, shkruante “Gazzetta dello Sport”.

/TPZ.AL/