TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit kanë përmbytur disa lagje në Lezhë.
Lagjia ‘Besëlidhja’ dhe Blloku 11 Janari janë zonat më problematike sepse uji është afruar deri në katet e para të pallateve.
Kjo situatë është e përsëritur në këto lagje pasi sa herë ka reshje shiu pusetat bllokohen për shkak të inerteve dhe sjellin përmbytjen e rrugëve.
Banorët janë të detyruar të veshin çizme për të kaluar gjithashtu dhe bizneset po hasin problem në aktivitetet e tyre ku disa janë detyruar ti mbyllin e disa të tjerëve po u prishen mallrat.
Kujtojmë që përveç Lezhës, qyteti i Vlorës ka pësuar bllokime të bulevardeve dhe rrugëve kryesore nga reshjet e shiut dhe mosfunksionimit si duhet të sistemeve të kanalizimeve./ Fax News