TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka ironizuar në distancë kryetarin aktual të Bashkisë, Dritan Lelin, pas përmbytjes së ditës së sotme.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Gjika shkruan se sot ka mësuar se në Vlorë sipas tij, “ “struci” fsheh kokën dhe njërr b*thën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë”.
Më tej Gjika shkruan se, zanati ose mësohet vitin e parë ose në të kundërt sipas tij nuk bëhesh dot usta por mbetesh çirak.
Reagimi i Gjikës vjen pasi televizioni i vëllait të Dritan Lelit, ka bërë një kronikë, ku tregon se fajet për përmbytjet i kanë ndërtimet.
Postimi i plotë:
Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë ?!
Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera ?