AKTUALITET, 5 Maj 2019, 21:54

Fier/ I grabitën dy makina, flet pronari: Nuk ndihemi të sigurt, më kanë grabitur tri herë

Fier/ I grabitën dy makina, flet pronari: Nuk ndihemi të sigurt,


Një subjekt privat ka rënë pre e grabitjes këtë të dielë në qytetin e Patosit.

Të dhënat e para tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit. Vetë pronari i subjektit, Medi Kurteshi për kamerat e News 24 ka zbuluar se kjo është hera e tretë që grabitet dhe se nuk ndihet i sigurtë.

Ai ka treguar se autorët kanë vjedhur dy automjete, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi shtetasit në fjalë.

“Është hera e tretë që grabitemi. Natën binte shi dhe nuk kemi dëgjuar gjë. Kanë hyre nga dritarja rreth orës tre të mëngjesit. Çelsat e makinës ishin në kasafortë. E kanë shqyer dhe kanë marrë një sasi lekësh. Janë larguar të pashqetësuar. Kamerat e sigurise kanë qenë të hequra nga priza. Kur i pamë ishte fshirë gjithcka. Nuk ndjehemi të sigurt pasi banojmë edhe këtu lart. Ndjehemi si në mes të katër rrugëve.”, është shprehur Kurteshi.