TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë natës në Elbasan, në lagjen “5 maji” është djegur pjesërisht, automjeti që është në pronësi të Xhevahir Budanit, kryetarit të PS-së në Elbasan.
Mësohet se makina, tip “Hondai” me targë AA 574 TH ka qenë e parkuar panë banesës së Budanit dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.
Për këtë ngjarje vetë Budani është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Xhevahir Budani tani mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal.
