TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisma #Thurje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar atë që e quan si “vjedhja e stendës së peticionit ku qytetarët firmosin për ndryshimin e sistemit”, nga Policia Bashkiake e Tiranës.
Ndërsa publikon edhe një video ku shihet momenti kur Policia Bashkiake merr stendën nga aktivistët, Nisma #Thurje shkruan: “Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat.
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.”
Më tej shkruhet se ngjarja e sotme vjen si shqetësim për shkak të 6000 firmave të mbledhura në 10 ditë.
Postimi i plotë:
Qesharakët e sistemit!
Policia Bashkiake e €rionit ka vjedhur sot stendën e peticionit ku qytetarët firmosnin për ndryshimin e sistemit.
Ai që iu vjedh qytetarëve lekët e taksave, shitësve ambulantë specat e domatet, të varfërve kanoçet, tani po kërkon t’iu vjedhë dhe firmat.
Natyrisht, vesi del me shpirtin thotë populli dhe €rioni është shembulli që e vërteton. Ai s’mund të rrijë dot pa vjedhur.
Duket se rreth 6000 firmat e mbledhura për 10 ditë kanë filluar të shqetësojnë seriozisht sistemin, i cili ka hedhur në sulm grabitësit me uniformë.
Por ne nuk do ndalemi. Nuk ka asgjë që na ndalon. I kemi marrë parasysh të gjitha.
Nesër stenda e peticionit do të jetë përsëri nëpër rrugët e Tiranës e shumë qyteteve të tjera, për të bashkuar mijërat e njerëzve që duan që regjimi i €rionëve të përfundojë një herë e mirë dhe këtij vendi t’i kthehet dinjiteti që €rioni bashkë me një tufë të pangopurish ia kanë marrë me PPP.
#Bashkohu