AKTUALITET, 5 Maj 2019, 21:33

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta telefonon Pandarovksi

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta telefonon Pandarovksi


Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin. Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta sapo i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare.