TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me policen Ina Nuka, e cila dëmtoi gishtat në protestë.
Referuar deklaratës së Veliajt, i cili tha se ‘askush nuk do donte të martohej me një vajzë pa gishta’, Vasili sot i ka kujtuar një film kryebashkiakut.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Veliaj është ‘pre e një manie të sëmurë dhe përçmoi publikisht mijëra gra’.
“Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra, ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:
“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.”-shkruan Vasili.
Më tej, deputeti i LSI kujton një skenë të filmit ‘Malet me blerim mbuluar’ ku një prej protagonisteve, Lilo Labja plagoset në luftë, ndërsa shton se ishte dakord me aktorin Dhimtër Anagnosti, i cili kishte bërë skenarin dhe regjisorin e këtij filmi.
“Ndersa Anagnosti,nje burre dhe artist i madh,plot 47 vjet me pare,skaliste figuren e Lilo Labes ,partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti.
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky, produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më.”-përfundon Vasili postimin e tij.