AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 09:34

Hidhen nga kati i 6 i pallatit, çifti i të moshuarve gjen vdekjen në Berat

Hidhen nga kati i 6 i pallatit, çifti i të moshuarve gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve, Kujtim dhe Këze Agalliu, ka gjetur vdekjen. Ata jetonin vetëm në banesë.

Po ashtu mësohet se ata kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë. Deri më tani nuk dinën rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa polica dyshon se ata janë hedhur.

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/11/berat.mp4"][/video]