AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 10:17

Shpërthen Kim Mehmeti: Shqipëria, peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të dështuar ‘Kryeministër’

Shpërthen Kim Mehmeti: Shqipëria, peng i ëndrrës së

Shkrimtari dhe analisti i njohur Kim Mehmeti ka komentuar qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ishte pjesë e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilëson si ‘piktori i dështuar’.

Po ashtu, shkrimtari bën një krahasim edhe me presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin shkruan se ka nxjerrë vendin në shitje për të shpëtuar veten.

Statusi i plotë:

Shqipëria është peng i ëndrrës së mbrapshtë të piktorit të saj të dështuar Kryeministër, e Kosova e vuan ëndrrën e Presidentit të saj karrierist të sëmur!

“Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj – të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni – e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë! Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet! Se kur do shpëtojmë nga këto ëndrra të dëmshme, të mbrapshta dhe poshtëruese për shqiptarinë, varet se a do ia dalim t’i zgjojmë nga gjumi (lexo: a do ia dalim që një ditë e më parë, t’i ‘rrokullisim’ nga aty ku i kemi ulur me votën tonë, e nga ku ata na tallin, të gjithëve na mbajnë për kokëtulë dhe punojnë kundër nesh) këta ëndërrues të dehur nga pasuria enorme dhe forca që ua ofroi pushteti!”