AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 22:41

Meta flet për raportet me Veliajn: Ja për çfarë e vlerësoj

Meta flet për raportet me Veliajn: Ja për çfarë e

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për marrëdhënien me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, presidenti Meta u shpreh se ka raporte korrekte me të gjithë, ndërsa me bashkinë e Tiranës ka një bashkëpunim institucional.

“Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive”, – ka sqaruar Presidenti.

Pjese nga intervista:

Thonë që ju keni një dobësi – po e quaj në thonjëza “dobësi”, – për Erion Velinë. A është e vërtetë?

Meta: Se çfarë thonë, nuk e di.

Unë e kam për detyrë t’ju them ato që thonë.

Meta: Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional.

Përtej institucionalit, a mendoni se është duke punuar më mirë apo keni një raport më të afërt me të se sa me Kryeministrin?

Meta: Këtë e gjykojnë qytetarët. Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive. Për çështjet e tjera le të gjykojnë qytetarët, nuk është e drejta ime.