AKTUALITET, 29 Nëntor 2018, 22:58

“Kush e quan Thaçin tradhtar, është gomar”, deklarata e Ramës shkakton debat mes analistëve

“Kush e quan Thaçin tradhtar, është gomar”,

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se kush quan Hashim Thaçin tradhtar, është një gomar, ka shkaktuar debat mes analistëve në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Pjesë nga debati:

Berat Buzhala: Rama tha kështu, sa i përket korrigjimit të kufijve, unë kam këtë mendim: “Kushdo që e quan Thaçin tradhtar, është gomar”. Thaçi po e shtyn idenë e korrigjimit të kufijve, ky vetëm mori në mbrojtje protagonistin.

Baton Haxhiu: Po gomar është nëse e quan tradhtar

Berat Buzhala: Me çfarë tagri vjen ti, të quash gomerë ata që i thonë Thacit tradhtar?

Baton Haxhiu: Po me çfarë tagri, ti i thua Edi Ramës gomar në shkrimin tënd?

Berat Buzhala: Nuk i kam thënë gomar

Baton Haxhiu: Po lexoje shkrimin atëherë.

Berat Buzhala: Unë kam thënë është gomar ai që vjen dhe quan gazetarët e Kosovës kazan.

Andi Bushati: A mund të jesh edhe kundër idesë së Hashim Thacit, por të jesh edhe që ai e bën për një manovër politike. Nga tradhtari tek një politikan që manovron në politikë, është një hendek shumë i madh.

Berat Buzhala: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, e definon edhe tradhtarin. Kushdo që e cenon integritetin territorial të një shteti, pa Kuvend.

Baton Haxhiu: Po kush e ka bërë këtë?

Berat Buzhala: Zoti Thaci po don ta bëjë.

Baton Haxhiu: A e di, a ke një fakt?

Berat Buzhala: Ai thotë korrigjimi i kufijve.

Andi Bushati: Kemi një inflacion aq të madh me fjalën tradhtar. Tradhtar Berisha shiti detin. Tradhtar Rama po shet Çamërinë. Tradhtar Rugova që shkoi takoi...

Lubonja: Unë mund ti quaj edhe tradhtar, edhe Ramën edhe Thacin. Jo në kuptimin, e asaj që, agjent i Serbisë. Por në fund fare, fjala tradhti, ka kuptimin që, nuk mban fjalën, tradhton popullin tënd, sepse erdhe të luftosh për clirimin e Kosovës dhe fillove ti vjedhësh Kosovarët.

Ky na premtoi shumë gjëra dhe i ka kthyer të gjitha mbrapsht.

Po qarkullon një fjalë e Abraham Lincoln, që thotë “Kur penën e marrin injorantët, kur pushkën e marrin kriminelët dhe kur pushtetin e marrin tradhtarët, bëhet një xhungël për njerëzit që nuk jetohet”, pak a shumë në këtë kuptim. Peja është thjesht për të mbuluar këtë xhunglën qëna kanë krijuar. Le të thotësa të dojë Batoni që na hiqen problemet kur të heqim Serbinë.

Serbinë e hoqët dhe kishit gjithë Europën aty brenda. Keni 20 vjet.

Berat Buzhala: Kush i ka thënë Thaçit tradhtar?

Baton Haxhiu: Shumë, përfshirë edhe ty brenda kontekstit.

Berat Buzhala: Rama foli për një gjë që nuk ja ka thënë askush Thaçit. Zoti Rama, e paragjykoi një sen që nuk ka ndodh. Ka mundësi që do të lind ajo, por për momentin....

Baton Haxhiu: Zoti Rama, kur e ka përmendur këtë ka dashur të parandalojë gjuhën e ashpër, diskurin primitiv të tradhtarit dhe patriotit në ambientet politike, sociale dhe mediale. Fjala tradhtar, ka konotacion të ashpër, nuk e marrin me sportivitet njerëzit. Serioziteti e kap kulmin tek kjo fjalë dhe pasojat janë të mëdha. Rama e ka përdorur për të parandaluar një diskurs që mund të vijë shumë shpejt në Kosovë.

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/760133081009834/

/TPZ.AL/