TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se përqafimi i politikave të Trump, për të zgjidhur problemet e Kosovës dhe Serbisë, është e gabuar, sepse në thelb të politikave të Trump janë muret, pra izolimi, gjë që do të shkaktonte probleme të rënda dhe nuk do të sillte asnjë zgjidhje mes dy vendeve.
“Politikat e Trump, janë politika që po vendosin mure. Muri me Meksikën. Kjo është një jehonë e kësaj poltike. Në vend që ti me Serbinë të tentosh, atë që thamë, vizionin europian ku asimilohet e kaluara dhe ndërtohen ura, këtu ndërtohen mure dhe ndarja e kufirit në njëfarë mënyre, është një mur etnik. Muret të çojnë shumë larg. Në këtë aspekt, politikat e Trump, janë të gabuara. Edhe kjo politikë e ndarjes së kufijve, pastërtisht etnike, e zhvendosjes së disa komuniteteve, janë politika të vjetra që mund ti quash si realiste, por janë potencialisht të ngarkuara me konflikte nesër.
Nëse ne fillojmë të ndërtojmë armiqësira, ose mure, muri ndan, izolon. Ne kemi shumë probleme me Serbinë. Ne nuk kemi ndërveprim. Takohen Rama me Vucicin, por po të shkosh në Beograd dhe të vijnë ata në Tiranë, rrezik të thonë je agjent i serbit”
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2253467174728370/
/TPZ.AL/