TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pjesë nga intervista
Po raportet me Fatos Nanon, si i keni pasur? Raporti juaj ka qenë kur ai ishte kryetar i partisë, kur ju u bëtë nënkryetar, edhe pse në burg… Më pas ka pasur shumë ulje-ngritje. Si do ta përcaktonit sot?Presidenti Meta: Raportet e mia me Nanon gjithmonë kanë qenë shumë të sinqerta nga ana ime. Unë kam pasur vlerësimet e mia shumë pozitive për të. Kam pasur kritikat e mia për të në aspektin që nuk kam qenë në një raport…
Por ju kështu më thatë edhe për Ramën, që i keni pasur të sinqerta? Për Berishën të sinqerta. Për Nanon të sinqerta? Po ndonjë njeriu a ua keni “futur”? Se në politikë gjithmonë ka…Presidenti Meta: Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë kjo?!
“Futur” në kuptimin politik të fjalës?Presidenti Meta: Ajo që po theksoja është se kanë qenë shumë të sinqerta. Mund të kem pasur ato mendimet e mia të kundërta për shumë çështje. Këto ia kam shprehur hapur.
Si ishte Fatos Nano si personazh? Dhe si kryetar i Partisë Socialiste?Presidenti Meta: Mendoj se ai ishte një politikan, i cili kishte vizion. Kur ishte i qetë mund të bënte analiza të shkëlqyera, të kapte thelbin e çështjeve, të problemeve.
Ishte inatçor?Presidenti Meta: Po, edhe ishte, edhe s’ishte në kuptimin që…
Harronte shpejt?Presidenti Meta: Ishte sa inatçor, aq edhe tolerant në kuptimin e reflektimit.
Kur i ktheheni sot mbrapa, në vitin 2004 nuk shihnit ndonjë zgjidhje tjetër veç largimit nga Partia Socialiste? Ju kishit qenë kryeministri, zëvendëskryeminstri i kësaj partie?Presidenti Meta: Së pari, nuk mu la një alternativë tjetër dhe së dyti, unë jam shumë i lumtur që kam ndërmarrë një nismë të tillë, pavarësisht se ajo nuk ka qenë një gjë e lehtë dhe e thjeshtë, pasi përmes krijimit të LSI-së unë u dhashë shumë mundësi shumë njerëzve, shumë të rinjve që do ta kishin të pamundur që t’i kishin këto mundësi për të treguar aftësitë e tyre në jetën politike.
Ndërkohë sot, çfarë raportesh keni me Nanon? Komunikoni?Presidenti Meta: Kur shihemi, përshëndetemi.
Pra, është një raport relativisht korrekt?Presidenti Meta: Për mua është një raport korrekt.