AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 11:47

VIDEO/PD: Statistikat e vendit në duart e një drejtori të shkarkuar për "shpërdorim detyre"

VIDEO/PD: Statistikat e vendit në duart e një drejtori të

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa ka denonacuar rastin e një drejtori të shkarkuar nga detyra me vendim gjykate dhe emëruar tashmë sërish nga PS në krye të një drejtorie të rëndëioshme. Sipas PD-së bëhet fjalë për  Erjon Manahasën, i cili ka qenë drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Sot sipas PD-së drejtori i shkarkuar është emëruar sërish drejtor. Ai do të jetë në krye të Drejtorisë së Integrimit të Projekteve në Institutin e Statistikave.

Thënë ndryshe të dhënat që BE do të marrë nga INSTAT do të jenë në duart e një personi të shkarkuar për shpërdorim detyre. Sipas PD ky rast nxjerr në dritë realitetin e propagandës qeveritare./TPZ.AL

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156077314264909/