AKTUALITET, 22 Shkurt 2018, 23:40

Veliaj sulmon portalin e Bushatit dhe Shkullakut: Më kritikojnë nga veremi...

Veliaj sulmon portalin e Bushatit dhe Shkullakut: Më kritikojnë nga

Kryetari i Bashkisë  së Tiranës, Erion Veliaj, duket se e ka humbur tërësisht toruan, pas publikimit nga mediat,  të lejeve të ndërtimit që betonizojnë Tiranën.

Veliaj ka sulmuar portalin Lapsi.al, i cili drejtohet nga gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Veliaj e ka quajtur portalin "stilolapsi" dhe ka thënë se ka shpifur dhe se gazetarët e  sulmojnë kryetarin nga "veremi".

Portali Lapsi.al, ka botuar para pak ditësh një skandal, ku është faktuar  se si Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi në një tokë ku pronarët nuk kanë dhënë konsensusin.

/TPZ.AL/