AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 11:06

Prokuroria kërkon ndihmë për herë të 3 nga Italia, çfarë thuhet në letërporosi

Prokuroria kërkon ndihmë për herë të 3 nga Italia,

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër porosi të re për çështjen Tahiri, tek homologët e saj italianë.

Prokuroria mësohet se kërkon nga Italia dëshmitë e të akuzuarve dhe arrestuar në Katania, përfshirë edhe Moisi Habilajt, që ka lidhje familjare me ish-ministrin.

Gjithashtu në letërporosi nga grupi i hetimit kërkohet edhe ndihmë për hetimet që kanë nisur këtu në Shqipëri.

Gjithashtu Prokuroria shqiptare kërkon të dijë edhe dëshminë e Nazer Seitit, i cili nuk ka pranuar të thotë asgjë para autoriteteve shqiptare. Seiti ndodhej në burg në Shqipëri, por u esktradua në Itali pak javë më parë.