TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kurbinit ka ndërhyrë dhe parandaluar përshkallëzimin e një konflikti i cili ka përfunduar me një të plagosur dhe dy në pranga.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Ilir Marku, 34 vjeç, banues në Kurbin.
-Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin.
I.Marku së bashku me babain e tij N.M., 69 vjeç, për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Ndërhyrja e menjëhershme Policisë, parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes këtyre shtetasëve.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.