TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Kjo pasi ai është dënuar nga gjykata italiane me 4 vite e 6 muaj burg.
Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Çlirim Markun, banues në Tiranë.
Gjykata e Italisë (Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale 44-vjeçarin “Organizatë kriminale” dhe Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.