TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Paloka, nënkryetari i PD, ka reaguar duke ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit gjatë hapjes së fushatës elektorale.
Paloka ka publikuar një video, në të cilën shkruan me sarkazëm: “Rama kërcënoi dje shqiptarët të mos luajnë me zjarrin… ndryshe do të përballen me grushtin e fuqishëm të Edvinit”.
Ditën e djeshme Rama u shpreh: “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave…Do të jemi të vërtetë dhe do t’u themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE.”
Video e publikuar nga Paloka:
Partitë opozitare ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare.
Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë. Në gatishmëri të plotë në terren janë 1300 forca policie të për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve.
Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, si dhe janë instaluar kamera sigurie.