TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një biznesmen kosovar ka plagosur tre shqiptarë në Finlandë. Bëhet fjalë për një sipërmarrës 32-vjeçar nga Kosova, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Sipas mediave nga Kosova, nuk raportohet që shqiptarët e plagosur të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre.
Policia ka arrestuar autorin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.
Për mediat finlandeze, një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit i ka thënë autoriteteve se biznesmeni ishte njëri i mirë dhe tepër serioz për punën.
Po ashtu edhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar 32-vjeçarin si person korrekt dhe të sjellshëm.
Biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, e cila nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë dhe ka 30 punëtorë. Mes tyre ka shqiptarë, hungarezë dhe rumunë.