TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke shpjeguar strategjinë e Brexit të Kryeministrit të ri britanik për qytetarët amerikanë gazetarja tha se: “Boris Johnson thotë se do të çojë thjesht Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian pa asnjë marrëveshje daljeje, e cila menjëherë do të sillte një nivel kaosi në Britani, që që nuk është parë prej Luftës së II Botërore”.
Gazetarja e sulmoi Z. Johnson për premtimet që ai ka bërë para dhe pasi të konfirmohej në detyrë si kryeminsitri i ri i Anglisë.
Ajo tha se premtimet e Jonhsonit janë “të pamundura” dhe tha se ai ishte dikush që nuk “bën dallimin mes faktit dhe fiksionit”.
Ndërsa qyetarët britanikë që e bënë virale videon e gazetarit amerikan janë habitur. “Pikëpamje të mrekullueshme të kryeministrit tonë të ri nga mediat amerikane të lajmeve,” shkroi një qytetar britanik.
“Nëse mendoni se kolegji elektoral i SHBA është i çmendur, Britania e Madhe e ka kapërcyer atë,” tha gazetarja O’Donnell në fillim të fjalës së saj.
“Boris Johnson u bë Kryeministri i Britanisë pa pasur zgjedhje. Tek votuesit u përfshinë fëmijë, sepse nuk ka ligje të vërteta për këtë lloj votimi privat brenda një partie dhe votuesit ishin të dominuar nga njerëz që, si Boris Johnson, nuk bëjnë dallim midis faktit dhe fiksionit”.- tha ajo.
Asnjë nga kryeministrat britanik të mëparshëm nuk ka qenë kaq i papëlqyeshëm që në ditën e parë të detyrës së tij, sa Boris Johnson.”- ka përfunduar gazetarja amerikane. / Independent