AKTUALITET, 9 Maj 2019, 22:28

Kryemadhi plas bombën: Para dy javësh, Rama ka dashur të dorëhiqet por dikush e mban peng dhe e ndaloi

Kryemadhi plas bombën: Para dy javësh, Rama ka dashur të


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Edi Rama, para dy javësh është bërë gati të firmosë doëheqjen, por është penguar nga një person i cili, sipas Kryemadhit, e mban peng kryeministrin.

“Kam informacion që Rama para dy javësh, ka dashur të japë dorëheqjen, por kush është personi që e ka ndaluar. Ka qenë gati të japë dorëheqjen, por është mbajtur peng nga dikush.

Kush është arsyeja? Koncesionet, zonat ekonomike? Këtu investigojeni.”

Kryemadhi nuk e shpjegoi më tej deklaratën e saj dhe nuk tha se kush është personi që ka ndërhyrë që kryeministri të mos dorëhiqet.

/TPZ.AL/