AKTUALITET, 19 Gusht 2020, 13:15

VIDEO/ Momentet e tensionit, ja pamjet kur ‘kërcet’ grushti në Delvinë për hapjen e gurores

VIDEO/ Momentet e tensionit, ja pamjet kur ‘kërcet’ grushti


Janë publikuar pamjet nga momentet e sherrit dhe tensionimit në Bajkaj të Delvinës.

Banorët e fshatit janë konfrontuar me përfaqësuesit e firmës për guroren e cila do të hapet në një zonë ish- ushtarake në Qafën e Breshërit.

Në video, duket një turme njerëzish të cilët konfrontohen me njëri- tjetrin.

Për më tepër aty ka qenë e pranishme dhe nënkryetarja e Bashkisë së Delvinës, për të qetësuar situatën e ndezur tashmë në Bajkaj.