TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin i dyshuar për vrāsjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Ndoci ka bërë kërkesë për zëvendësim mase duke deklaruar se nuk ka lidhje me vrāsjen pasi thotë se dy vëllezërit i kishte miq.
Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe Klevis Alla.
Ndoci dhe Alla janë të dyshuar edhe për vrāsjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars.
Klevis Alla ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrāsjet, vendin e hedhjes së ārmëve, braktisjen e makinës së krīmit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrāsje.
Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.
Pasi i vrau me breshëri të gjata automatiku, Altin Ndoci u shkoi edhe në varrim dhe të treta vellëzërve Haxhia për të ngushëlluar të afërmit e tij.