TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ka vizituar sot fshatin Dishnicë të Korçës ku ka parë nga afër mungesën e infrastrukturës të kësaj zone si pasoje e mungesës së investimeve nga Rilindja për këtë zonë.
Braimllari në bashkëbisedim me banorë të këtij fshatit, këto të fundit u shprehen se edhe pse fshati i tyre është vetëm tre kilometra larg Korçës nuk kanë mundësi të kalojnë dhe kur fillojnë reshjet ato bëhen të pakalueshme dhe me këmbë.
"Politika fasadë e Rilindjes ka marrë fund. Është koha e politikës së shërbimit ndaj qytetarëve.
Sot më shumë se kurrë Dishnica dhe e gjithë Korça, kanë nevojë për mbështetje dhe për investime konkrete" është shprehur ndër të tjera Braimllari.
Postimi i plotë:
Jemi sot me Joanin në Dishnicë të Korçës ku pamë nga afër mungesën e infrastrukturës, ku pamë nga afër mungesën e zhvillimit të kësaj zone dhe mungesën e investimit nga Rilindja në këtë zonë.
Me Joanin po diskutonim që investimet reale më të fundit në këtë zonë janë bërë në vitin 2009. Pra një zonë 3 km larg Korçës ku nuk ka infrastrukturë.
Një zonë 3 km larg Korçës ku banorët nuk kanë mundësi të kalojnë, duket shumë qartë se si është rruga në këtë zonë sot që është kohë e mirë, por imagjinoni se çfarë bëhet kur fillojnë reshjet.
Politika fasadë e Rilindjes ka marrë fund. Është koha e politikës së shërbimit ndaj qytetarëve.
Sot më shumë se kurrë Dishnica dhe e gjithë Korça, kanë nevojë për mbështetje dhe për investime konkrete.
Nuk kanë nevojë për shoë dhe për një politikë fasadë. Edi Rama dhe Rilindja kanë marrë fund, sepse politika e tyre e fasadës, nuk është politika e shërbimit qytetar. Sot është koha t’i shërbejmë qytetarëve.