TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, u bën apel mësuesve dhe prindërve të refuzojnë çdo vendim që vë në rrezik shëndetin e tyre.
Reagimi vjen pas vendimit të marrë nga qeveria për hapjen e shkollave, ndërkohë që shifrat e të prekurve me koronavirus rriten.
“Ky është momenti për të ushtruar presionin e nevojshëm drejt institucioneve që kanë dështuar në marrjen e masave për garantimin e shëndetit të nxënësve pa cënuar planin arsimimin i cili duhet të jetë i plotë dhe tu jepet nxënësve në një mënyre sa më të lehtë për ta”- shkruan Kërpaçi në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Për të gjithë nxënësit dhe prindërit që kemi komunikuar në vazhdim përsa i përket frikës së rinisjes së vitit shkollor, sygjerimi im mbetet i njejtë.
Përmes këshillit të prindërve ngritur pranë çdo shkolle, qeverive të nxënësve, peticioneve dhe çdo forme komunikimi tjetër, ky është momenti për të ushtruar presionin e nevojshëm drejt institucioneve që kanë dështuar në marrjen e masave për garantimin e shëndetit të nxënësve pa cënuar planin arsimimin i cili duhet të jetë i plotë dhe tu jepet nxënësve në një mënyre sa më të lehtë për ta.
Është koha që dhe mësuesit të bëhen bashkë për të mos pranuar kushte të pafavorshme pune që mund ti vendosin në rrezik për shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe në kushte stresi të rritur.
Pavarësisht pandemisë Covid19, e drejta për arsim cilësor, ashtu si e drejta për kujdes shëndetësor dhe për kushte dinjitoze në punë, janë të patjetërsueshme dhe çdo argument që ofrohet nga strukturat e papërgjegjshme të instituconeve publike janë asgjë tjetër por justifikime.
Koha është tani!
Refuzoni çdo rrezik për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve!
Ngrini zërin për të drejtat tuaja!